ISIS e vrau 3 ditë më parë, bëhet virale fotoja e ushtares amerikane me foshnjen afgane

Bota

ISIS e vrau 3 ditë më parë, bëhet virale fotoja e ushtares

Janë identifikuar 13 ushtarët amerikanë që u vranë nga ISIS në Kabul 3 ditë më parë. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mes tyre ka qenë një femër. Nicole Gee është fotografuar më herët teksa mbante një fëmijë afgan në krah, por detyra e saj u ndërpre.

ISIS e vrau 3 ditë më parë, bëhet virale fotoja e ushtares

Fotoja e cila tashmë është bërë virale, thuhet se është bërë pak ditë para sulmit, teksa ushtarja po shoqëronte një varg të evakuuarish, ndërsa ata hynë në stacionin e ngarkesave të një C-17 Globemaster për të ikur nga Afganistani.

ISIS e vrau 3 ditë më parë, bëhet virale fotoja e ushtares

Komanda Qendrore Amerikane konfirmoi të Premten vonë se një sulm me dron kishte eliminuar arkitektin e dyshuar të sulmit në aeroport, një anëtar i ISIS-K në provincën Nangahar. Sulmi thuhet se vrau një individ, dhe zëdhënësi i Marinës, Kapiteni Ëilliam Urban tha se ata nuk dinin për viktima civile.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion