U qëllua me armë, kryeministri sllovak jashtë rrezikut për jetën

Bota

U qëllua me armë, kryeministri sllovak jashtë rrezikut për

Jeta e kryeministrit sllovak, Robert Fico nuk është më në rrezik, pas sulmit me armë me të cilin u përball ditë më parë.

Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i Sllovakisë, Robert Kalinak të dielën, sipas mediave të huaja.

Fico ndodhet në spital që nga e mërkura kur një person i armatosur e qëlloi me 5 plumba, 3 prej të cilave e kapën në trup.

“Ai nuk është më në rrezik për jetën, por gjendja e tj vazhdon të jetë serioze dhe duhet të jetë në kujdes intensiv”, deklaroi Kalinak, aleati më i ngushtë politik i Ficos.

Kryeministri Fico iu nënshtrua një operacioni që zgjati rreth 5 orë të mërkurën dhe një tjetër operacioni të premten, të dyja në një spital në qytetin qendror të Banska Bystrica.

Personi i akuzuar për tentativë vrasje të kryeministrit ka dalë të shtunën para gjykatës.

I akuzuari, i identifikuar nga mediat sllovake si Juraj Cintula, 71-vjeçar, e ka qëlluar me armë Ficon, pas një takimi qeveritar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion