Shkatërrimi i 7 grupeve kriminale nga SPAK, GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

GJKKO ka lënë në burg të arrestuarit në sajë të megaoperacionit të SPAK, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi, Miri Bruli.
Nga operacioni i fundit SPAK njoftoi zyrtarisht se bllokoi pasuritë e 7 grupeve kriminale në vlerën e 4.5 milionë eurove.
Operacioni i autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me agjencitë e huaja ligjzbatuese u shtri në disa qytete të vendit si dhe në Itali, Gjermani, Spanjë e Belgjikë. SPAK mundi të arrestojë 20 persona, ndërsa 30 të tjerë u shpallen në kërkim.
Sipas hetuesve grupet kriminale me rrezikshmëri të lartë kryenin aktivitetin në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë-Krujë dhe Rrëshen.


