U pengua për të shkuar në SHBA, reagon Vuçiç: S’më duhen fotot me Trump, dua të flas me të

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, teksa po qëndron në Moskë për paradën e Ditës së Fitores, ka folur rreth udhëtimit të tij në SHBA që u detyrua ta ndërpresë për shkak se u “sëmurë” befasisht.
Vuçiç tha në lidhje me qëndrimin e tij të fundit në Florida ku donte të takohej me Presidentin e SHBA-së Donald Trump se ai tashmë ka qenë në ato vende dhe se nuk është i interesuar për një foto me Trump, por për të folur me të.
“Do të doja të flisja me të. Kam qenë me Trumpin pesë herë. Nuk jam i interesuar për foton. Jam i interesuar për atë që mund të bëj për popullin tonë. E respektoj jashtëzakonisht presidentin amerikan.
Besoj se ai po bën shumë gjëra të mira për botën, dhe ishte edhe më e vështirë për mua që nuk mundëm të shkonim në takimin e mbajtur nga (Scott) Besant me (Richard) Grenell, sepse ai vendos për tarifat tona”, tha Vuçiç për RTS në Moskë në lidhje me komentet e tij se iu mohua hyrja.


