U godit në rezidencë pranë Teheranit, vdes ish-presidenti i Iranit nga sulmet izraelite dhe amerikane

Bota

U godit në rezidencë pranë Teheranit, vdes ish-presidenti i

Agjencisë Iraniane të Lajmeve të Punës (ILNA), njoftoi se ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, është vrarë si pasojë e një sulmi ajror të ndërmarrë nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.

Lajmi u raportua të dielën, ndërsa burime pranë regjimit në Teheran pretendojnë se sulmi ka goditur rezidencën e tij në zonën Narmak, në verilindje të kryeqytetit Tehran.

Sipas të njëjtave burime, përveç Ahmadinejadit, në sulm kanë humbur jetën edhe disa prej truprojave të tij.

Ahmadinejad shërbeu si president i Iranit nga viti 2005 deri në vitin 2013. Para se të merrte drejtimin e shtetit, ai ka mbajtur postin e guvernatorit të Provincës Ardabil si dhe ka qenë kryetar i bashkisë së Teheranit.

Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet izraelite apo amerikane lidhur me këtë pretendim, ndërsa pritet reagimi i institucioneve shtetërore iraniane për zhvillimet e fundit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion