Akuzat e babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit në Fan Club: Nuk na erdhi mirë, por

Showbiz

Akuzat e babait të Selin, reagon për herë të parë

Pas deklaratës së babait të Selin për Mirin ku e ka akuzuar si “pervers” ka reaguar për herë të parë vëllai i Mirit.

I ftuar ditën e sotme në “Fan Club”, ai tha se “familja e tyre është e qetë pasi e njohin Mirin shumë mirë”.

“Për asnjë familjar nuk është e hijshme të flasësh keq, por ne jemi të bindur që nuk janë të vërteta, jemi të qetë, e njohim Mirin shumë mirë.

Në shtëpinë e Big Brother janë të gjitha gjërat në kontekstin e lojës, duke krijuar situata, dinamika, për t♪7 dalë në Prime dhe me dalë fitues”, tha vëllai i Mirit.

Moderatorja Kiara Tito e ka pyetur nëse ata e kanë përjetuar fjalët e babait të Selin, ai u përgjigj:

“Nuk është se na erdhi mirë, e menduam më qetë, me gjakftohtësi. E dimë që nuk është e vërtetë, është lojë, s’ka pse të merren gjërat me tendencë. Nuk jam dakord që publiku të gjykojë, të japë një gjykim që ky është kështu, pa e njohur”, tha vëllai i Mirit.

“Që kur mori vendimin që do hynte, u thamë prindërve që është lojë dhe nuk duhet t’a marrin shumë seriozisht.

Është për një qëllim, e ka personale, nuk kemi pse të mendojmë se është e vërtetë. Miri nuk është perfekt, bën gabimet e veta, bën të mirat e veta. Miri është është shumë mirë, po bën një lojë korrekte, nuk ka cenuar askënd”, tha vëllai i Mirit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion