U gjet e pajetë një javë pasi humbi gjurmët, zbulohet shkaku i vdekjes së turistes franceze në Greqi

Bota

U gjet e pajetë një javë pasi humbi gjurmët, zbulohet shkaku

Turistja franceze që prej një jave ishte shpallur e zhdukur ka humbur jetën për shkak të të nxehtit dhe lodhjes. Në këtë përfundim kanë dalë autoritetet pas ekspertizës që iu bë trupit të saj të pajetë.

29-vjeçare Violet Gkigkano u gjet pa shenja jete në një shteg të Chania-s. Siç raportojnë mediat në vend, shkaqet e vdekjes u konfirmuan edhe duke marrë parasysh shihet bosh me ujë dhe pijet freskuese që ajo kishte me vete.

Po ashtu parasysh u mor edhe fakti që ajo u gjet disa metra shtegut ku kishte hije. Ironia tragjike është se trupi i saj u gjet rreth 10 minuta nga vendi ku ajo e kishte lënë makinën.

29-vjeçarja, sipas vlerësimeve, u përpoq të kalonte rrugën dhe ky rezultoi të ishte një gabim fatal, pasi aty nuk kishte shteg.

Violet Gigano mbërriti e vetme në Kretë më 21 qershor për një javë pushimesh. Ajo mori me qira një makinë dhe udhëtoi për në Chania, pasi qëllimi i saj ishte të vizitonte Elafonissin e famshëm.

Fatkeqësisht ky rezultoi të ishte udhëtimi i saj i fundit pasi humbi gjurmët më 24 qershor, derisa u gjet pa shenja jete. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion