Danimarka në gjysëmfinale përballë Anglisë, mesazhi në Whatsapp i Eriksen drejtuar shokëve të ekipit

Sport

Danimarka në gjysëmfinale përballë Anglisë, mesazhi

Christian Eriksen përmes një mesazhi në Ëhatsapp drejtuar bashkëlojtarëve të vet në ekipin kombëtar të Danimarkës, të cilët e arritën gjysmëfinalen në Euro 2020 pas fitores 2:1 kundër Republikës së Çekisë të shtunën, i ka shprehuar atyre mbështetjen duke i thënë se ndihet krenarë për ta.

Erikseni pësoi një arrest kardiak në ndeshjen hapëse të Danimarkës kundër Finlandës në Euro 2020 dhe si pasojë i është nënshtruar një operacioni për vendosjen e një defibrilatori kardioverter të implantueshëm në zemër (ICD).

Që prej atëherë ai e ka shikuar një Danimarkë të bashkuar pas incidentit të tij në fushë dhe thotë se ndihet krenar me shokët e skuadrës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori i Interit iu dërgoi bashkëlojtarëve danezë mesazh në Ëahtsapp pas fitores së tyre 2:1 kundër Republikës së Çekisë në çerekfinale.

“Jam krenar me juve”, thuhet të ketë shkruar 29-vjeçari në mesazhin dërguar bashkëlojtarëve, të cilët në gjysmëfinale do të përballen me Anglinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion