U arratisen nga burgu i Izraelit nëpërmjet tunelit të hapur me lugë, arrestohen 4 palestinezët

Bota

U arratisen nga burgu i Izraelit nëpërmjet tunelit të hapur me

Autoritetet në Izrael kanë mundur të arrestojnë 4 prej të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa.

Mediat e huaja shkruajnë se Zakaria Zubeidi dhe Mahmoud Ardah u gjetën në një parking në fshatin Umm el-Ghanam herët të shtunën, disa orë pasi Yakoub Mohammed Qadri dhe Mohammed Ardah u vendosën në burg të premten mbrëma.

U arratisen nga burgu i Izraelit nëpërmjet tunelit të hapur me

Ndërkohë që dy të tjerë, Munadil Nafayat dhe Iham Kahamji ende mbeten të lirë.

Policia tha se Zubeidi dhe Ardah u gjetën të fshehur nën rimorkio të një kamioni.

Menjëherë pas arrestimit të Qadri dhe Mohammed Ardah, mijëra palestinezë protestuan dhunshëm në Bregun Perëndimor dhe u përleshën me trupat izraelite të IDF.

Sipas raporteve, Qadri dhe Mohammed Ardah u gjetën pasi një banor i Nazaretit i tha policisë se kishte parë dy burra që gërmonin nëpër plehra duke kërkuar ushqim.

U arratisen nga burgu i Izraelit nëpërmjet tunelit të hapur me

Të burgosurit palestinezë, që konsiderohen si shumë të rrezikshëm u arratisën nga burgu me anë të një tuneli, që e hapën me një lugë të ndryshkur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion