Turqia merr frymë lirisht, Erdogan heq masat e rrepta anti- Covid

Më 17 maj, Turqia do të lehtësojë masat të vendosura kundër Covid-19. Mësohet se ky rregull do të jetë në fuqi vetëm gjatë natës dhe në fundjavë. Lajmi u bë me dije dy ditë më parë nga presidenti turk Tayyip Erdogan. Ai tha se do t’i lehtësojë masat anti-covid të cilat u vendosën dy javë e gjysmëmë parë gradualisht, dhe në qershor do të ketë një relaksim edhe më të madh të masave.
Kujtojmë se Turqia mori këtë vendim pasi numri i rasteve ditore u rrit në mbi 60,000 në prill, një nga rritjet më të larta në të gjithë botën, kurse viktimat arritën në gati 400 në ditë.
Sipas vendimit, deri në fillim të qershorit, qytetarët do të duhet të qëndrojnë në shtëpi mes orës 21:00 dhe 5 të mëngjesit gjatë ditëve të javës dhe nga e premtja në mbrëmje deri të hënën në mëngjes, përveç rasteve kur duhet të plotësojnë nevoja themelore.


