Populli amerikan nuk ndalet, mijëra protestues kundër qeverisë Biden dhe Izraelit

Bota

Populli amerikan nuk ndalet, mijëra protestues kundër qeverisë

Në SHBA dhe Kanada, mijëra njerëz kanë dalë në sheshet kryesore, për të treguar mbështetjen ndaj Palestinës, duke bërë thirrje që Izrael të ndalojë luftën. Mediat ndërkombëtare shkruajën se protestuesit pro- palestinezë kanë pushtuar rrugët e Los Anxhelos, New York, Boston, Filadelfia etj, duke kërkuar që të ndalojnë sulmet vdekjeprurëse ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës.

Populli amerikan nuk ndalet, mijëra protestues kundër qeverisë

Pati edhe shumë protestues hebrenj kritikë ndaj qeverisë së Netanjahut që mbanin parrulla me mbishkrimin “Jo në emrin tim”.

Mësohet se LA, një ditë më parë, protestuesit mbanin parrulla me mbishkrimin “Palestina e Lirë” bllokuan trafikun në një rrugë kryesore, ndërsa në Nju Jork, turma të mëdha marshuan nëpër Brooklyn, duke brohoritur “Palestina e Lirë” dhe “Nga lumi në det, Palestina do të jetë e lirë”.

Populli amerikan nuk ndalet, mijëra protestues kundër qeverisë

Në San Francisko, një turmë e egër goditi daullet dhe bërtiti “Palestina do të jetë e lirë”, ndërsa skena të ngjashme u shfaqën në Boston ndërsa protestuesit ecnin drejt Konsullatës Izraelite për Anglinë e Re, duke bllokuar trafikun.

ME TE LEXUARAT