Trump me fasha ngjitëse në duar, Shtëpia e Bardhë: Iu nënshtrua skanimit me rezonancë magnetike dhe...

Bota

Trump me fasha ngjitëse në duar, Shtëpia e Bardhë: Iu

Fashat ngjitëse në duart e Donald Trumpit kanë tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe të publikut, e duket në mënyrë të pashmangshme, kanë nxitur pyetjet nëse pas tyre fshihet ndonjë problem shëndetësor i presidentit amerikan.

Edhe fotot më të fundit në një prej eventeve publike ku Trumpi mori pjesë, treguan dorën e tij të mbështjellë, dhe spekulimet në media e rrjetet sociale morën hov. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë sqaroi situatën, duke këmbëngulur se presidenti është vazhdimisht duke përshëndetur dhe shtrënguar duart me shumë njerëz gjatë takimeve dhe aktiviteteve zyrtare. Kjo është, sipas saj, edhe arsyeja e pamjes së pazakontë.

Sipas Karoline Leavitt, ky kontakt i shpeshtë ka shkaktuar irritim dhe lodhje në dorën e presidentit, gjë që ka bërë të nevojshme vendosjen e fashave si masë mbrojtëse. Shtëpia e Bardhë jep vazhdimisht përditësime mbi shëndetin e Donald Trump, teksa kreu i administratës amerikane iu nënshtrua skanimit me rezonancë magnetike. Leavitt  e nënvizoi se nuk ka asnjë arsye për shqetësim dhe se presidenti vazhdon detyrat pa asnjë pengesë.

79-vjeçari iu nënshtrua një skanimi me rezonancë magnetike (MRI) në muajin tetor, i cili u konfirmua nga mjeku i tij, Sean P Barbabella. Mjeku i Shtëpisë së Bardhë sqaroi më pas se imazhet kardiovaskulare dhe ato të barkut ishin “krejtësisht normale”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion