Del video nga sherri mes të miturve në Shkodër, tre të plagosur me thikë
Lajmifundit
/
12 Dhjetor 2025, 14:01
Aktualitet

Pamjet e rënda të sherrit në Shkodër, mes të miturve, ku si pasojë mbetën të plagosur me thikë tre prej tyre.
Në pamjet e siguruara shfaqet momenti kur disa të rinj konfliktohen me njëri-tjetrin me thikë.
Policia sqaroi se sherri nisi mes tre personave, dy prej tyre vëllezër.
Janë pikërisht këta të tre që kanë marrë plagë dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.


