Trump kërcënon Kanadanë me tarifa reciproke!

Në minutat e fundit, Donald Trump ka hyrë në rrjetet sociale, duke bërë komentet e tij të para publike që nga konferenca e mëparshme për shtyp e kryeministrit kanadez Justin Trudeau.
"Ju lutemi shpjegoni Guvernatorit Trudeau, të Kanadasë, se kur ai vendos një tarifë hakmarrëse për SHBA-në, tarifa jonë reciproke do të rritet menjëherë me një shumë të ngjashme!" Thotë Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Titulli "guvernator" duket se lidhet me thirrjet e përsëritura të presidentit amerikan që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së, diçka që Trudeau iu referua dhe e hodhi poshtë me forcë në komentet e tij më parë.
Hakmarrja ndaj tarifave të SHBA-së në Kanada nuk vjen vetëm nga kryeministri Justin Trudeau (shikoni se çfarë kishte për të thënë më parë për këtë çështje ), por edhe nga çdo krahinë individuale. Në Nova Scotia, Kryeministri Tim Houston ka thënë se do të ndalojë kompanitë amerikane të bëjnë oferta për kontratat provinciale dhe do të heqë të gjithë pijet alkoolike amerikane nga dyqanet. Ai e quajti gjithashtu Donald Trumpin "një njeri dritëshkurtër që përdor pushtetin e tij vetëm për hir të tij".
Pija amerikane është hequr nga raftet edhe në provinca të tjera, duke përfshirë Ontario, provinca më e madhe e Kanadasë për nga popullsia. Udhëheqësi i Ontarios, Doug Ford, ka thënë se është i gatshëm të shkojë më tej nëse tarifat qëndrojnë, duke përfshirë ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në SHBA si masë e fundit. Ford ngriti gjithashtu mundësinë e vendosjes së një tarife eksporti prej 25% për energjinë elektrike që Ontario dërgon në 1.5 milionë shtëpi në Minesota, Michigan dhe Nju Jork.
Kjo është padyshim për të ushtruar presion ndaj Trump që të tërhiqet, pasi një veprim i tillë do të rriste ndjeshëm kostot për amerikanët e prekur. Kanadezët duket se mbështesin kryesisht përpjekjet për të luftuar.
Të dhënat e publikuara sot nga anketuesi kombëtar Angus Reid tregojnë se më shumë se gjysma e kanadezëve janë të zemëruar me tarifat e Trump si dhe kërcënimet e tij të përsëritura për aneksimin e Kanadasë -dhe më shumë se 60% mbështesin jo vetëm tarifat reciproke, por edhe ndalimin e eksporteve kritike kanadeze në SHBA.


