Trump e mbështeti në agresionin kundër Iranit, reagon Netanyahu: Po mbron qiejt e Izraelit

Bota

Trump e mbështeti në agresionin kundër Iranit, reagon Netanyahu:

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka publikuar një video mesazh drejtuar qytetarëve, ku falënderon Presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Izraelit në mes të krizës së thellë në Lindjen e Mesme.

“Dua të falënderoj Presidentin Trump, një mik të madh të Shtetit të Izraelit. E falënderoj që qëndron me ne dhe për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e qiejve të Izraelit”, u shpreh Netanyahu.

Ai bëri të ditur se ka pasur komunikim të rregullt me Trumpin, përfshirë një telefonatë mbrëmjen e kaluar, të cilën e përshkroi si “shumë të ngrohtë”.

“E falënderoj Presidentin Trump për mbështetjen e tij”, theksoi Netanyahu në fjalimin e tij, ndërkohë që tensionet me Iranin dhe situata e sigurisë në rajon mbeten alarmante.

Deklarata vjen në një kohë kur SHBA ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon dhe ka forcuar aleancën me Izraelin, ndërsa konflikti me Iranin dhe grupet e armatosura të mbështetura prej tij është në pikën më të nxehtë prej vitesh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion