Trump dërgon Witkoff dhe Kushner drejt Pakistanit për bisedime me Iranin

Sipas raportimeve të fundit SHBA-të po dërgojnë zyrtarë për bisedime me ministrin e jashtëm iranian në Pakistan.
I dërguari special i Donald Trump, Steve Witkoff, dhe Jared Kushner, dhëndri i Trump, po udhëtojnë për në Islamabad, thanë zyrtarët për Reuters.
Megjithatë, zëvendëspresidenti i Trump, JD Vance, i cili udhëhoqi delegacionin amerikan herën e fundit, nuk do të shkojë, sipas CNN.
Ndërsa delegacionin Iranian do ta kryesojë ministri i jashtëm Abbas Araghchi, i cili ka informuar se Pakistani do të jetë ndalesa e parë e një turneu diplomatik që ai do të nisë sonte dhe më pas do të vizitojë Muskatin, Omanin dhe më pas Moskën.
"Qëllimi i vizitave të mia është të koordinohem ngushtë me partnerët tanë për çështjet dypalëshe dhe të konsultohem për zhvillimet rajonale. Fqinjët tanë janë përparësia jonë", shkroi ai në X.


