Tre ilaçet anti-Covid që priten të ndryshojnë rrjedhën e pandemisë

Bota

Tre ilaçet anti-Covid që priten të ndryshojnë

Tre ilaçe kundër Covid me potencial për të "ndryshuar rrjedhën" e pandemisë, do të autorizohen për prodhim masiv dhe përdorim në BE deri në tetor, sipas një plani të Komisionit Evropian.

Stella Kyriakides, komisioneria për shëndetin, tha se një veprim i tillë do të zvogëlojë shtrimin në spital dhe do të trajtojë ndikimin afatgjatë të Covid.

Tre ilaçet e përzgjedhura për t'u investuar, të cilat do të zgjidhen nga një listë e gjatë prej 57 kandidatësh të hartuar nga Agjencia Evropiane e Barnave, do të prodhohen tërësisht brenda vendeve anëtare të BE.

90 milionë € kanë qenë në dispozicion për provat klinike dhe 40 milionë € do t'u jepen prodhuesve për të rritur prodhimin. Shpresohet që dy ilaçe të tjerë terapeutikë mund të shtohen në listën e këtyre tre barnave deri në fund të vitit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion