Një tjetër zë kundër Bashës, Agron Duka: Të ribëhen zgjedhje të lira në PD

Politikë

Një tjetër zë kundër Bashës, Agron Duka: Të

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka thënë se Opozita duhet që të shikojë gabimet e saj në lidhje me humbjen e zgjedhjeve. I ftuar në emisionin “Top Talk”, Duka është shprehur se Basha në PD duhet që të ribëjë zgjedhje të lira për postin e kryetarit, si dhe që të zgjedhin liderin e PD-së kushdo qoftë ai.     

“Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator.

Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu.

Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës,” tha Duka ndër të tjera.

Partia e Agron Dukës, në zgjedhjet e 25 prillit, u fut në aleancë me PD-në, por nuk arriti që të marrë asnjë mandat.  

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion