Transportonin sasi të mëdha droge nga Amerika Latine, në pranga 4 anëtarë të një bande në Greqi

Bota

Transportonin sasi të mëdha droge nga Amerika Latine, në pranga 4

Oficerët e Rojës Bregdetare greke këtë të enjte kanë vënë në pranga katër anëtarë të një organizate kriminale ndërkombëtare. Mësohet se banda importonte sasi të mëdha të drogës nga Amerika Latine.

Operacioni u zhvilluar në zonat e Atikës dhe Aleksandropolit ku u arrestuan katër burra të moshës 57, 59, 52 dhe 56 vjeç. Hetimi për rastin filloi në vitin 2023 pas zbulimit dhe sekuestrimit të 5,040 kilogramëve kokainë në portin e Guayaquil, Ekuador më 9 gusht 2023.

Kjo sasi u zbulua brenda një kontejneri me një ngarkesë të ligjshme. Përfitimi ekonomik i pritur nga shitja e drogës në tregun e paligjshëm vlerësohet në dhjetëra miliona euro. Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuza për organizatë kriminale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion