Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…

Aktualitet

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës.

Një i moshuar ka ndarë një sërë informacionesh dhe detajesh që lidhen me rrethanat e rrëmbimit, lëvizje të dyshimta dhe elementë që mund të hapin pista të reja hetimi për fatin e Bleonës.

Në “Ftesë në 5”, nëna e Bleona Matës, Bukuria, u shpreh se dhimbja e 15 viteve pa drejtësi po e vret çdo ditë dhe se hallat e saj duhet të jenë në burg për rrëmbimin që kanë bërë.

“Kjo dhimbje po më djeg e përvëlon. Por shpresat e mia ringjallin dritë që një ditë do e përqafoj me mall. Mendoj që njëherë do t’ia dëgjoj zërin. Ai dinte shumë gjëra ai zotëria, e falënderoj. Kur ka qenë tek ‘Njerëzit e Humbur’, gjithë fshatarët e mbajtën të fshehtë këtë para policisë se kishin frikë.

Atë ditë është parë një makinë me targa Vlorë. Përse vonoi kaq drejtësia, e përjetojmë këtë dhimbje. Ai zotëria ka thënë: jam moshë e vjetër, e kam ditur këtë informacion por nuk më ka lënë familja. Nuk dua të vdes me këtë brengë, ka thënë. Po të ishte drejtësia e mirëfilltë, nuk do ishin bërë 15 vite dhe 5 vajzat të rrinë të lira. Ato të ndëshkohen me burg derisa të flasin të vërtetën. Ato e dinë pse e kanë tregtuar vajzën. Ato duhet të futen atje ku e meritojnë”.

Ajo hodhi akuza edhe mbi babanë e Bleonës, që nuk e ka denoncuar kurrë humbjen e vajzës.

“Po si ta kërkojë babai, ku është turpi. U zhduk vajza, gjithmonë kishin presion nga vëllezërit. Duke marrë presion mos të nxirrte motrën në TV. Unë denonco, ai tërhiq. Nuk e di çfarë babai është, nuk ka zemër të kërkojë evladin e vet” – u shpreh nëna e Bleonës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion