I dhanë një shans njëri-tjetrit pasi u bënë prindër, çifti i famshëm i jep fund lidhjes së tyre

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë vendosur të japin fund ribashkimit të tyre, duke përqendruar gjithë energjinë dhe vëmendjen te kujdesi i vajzës së tyre të vogël.
Sipas një burimi pranë çiftit, lidhja e tyre ka përfunduar dhe ata tani janë fokusuar vetëm në rritjen e fëmijës së tyre.
Një burim që foli për revistën People tha se, “Ata nuk janë më bashkë dhe çfarëdo romance që kishin ka përfunduar. Marrëdhënia e tyre tani për tani është vetëm për kujdestarinë e përbashkët. Megan është përqendruar te fëmijët dhe të përshtatet me këtë kapitull të ri të jetës së saj. Ky është prioriteti i saj.”

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kishin rilidhur marrëdhënien e tyre në vitin 2024, por, sipas një raporti të njëjti burimi, ata nuk e kishin bërë marrëdhënien e tyre zyrtare. “Ata kalojnë shumë kohë së bashku, por ai është gati të shkojë në turne dhe kalon pothuajse çdo natë në shtëpinë e saj me foshnjën, duke u sjellë si çift, por ende nuk i kanë vënë një etiketë marrëdhënies,” tha një person pranë çiftit.

Një tjetër burim theksoi se vajza e tyre e vogël i kishte afruar më shumë dhe më shumë: “Megan është shumë e lumtur me mënyrën se si Machine Gun Kelly ka qëndruar pranë saj dhe foshnjës. Ata kalojnë shumë kohë së bashku si një familje, dhe të dy janë të përkushtuar për ta vendosur fëmijën mbi çdo gjë tjetër.”

Në mars të vitit 2025, Megan Fox dhe Machine Gun Kelly mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku. Këngëtari njoftoi lindjen e vajzës në Instagram, duke shpërndarë një mesazh të ngrohtë për ndjekësit: “Më në fund është këtu, fara jonë e vogël qiellore, 27/03/2025.”

Megan Fox është gjithashtu nënë e tre djemve nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Brian Austin Green, me të cilin u ndanë në vitin 2020 pas 16 vitesh lidhje. Machine Gun Kelly është gjithashtu baba i një vajze nga lidhja e tij me ish-partneren Emma Cannon



