Tragjedi! Rrëzohet avioni ushtarak në Filipinë, humbin jetën 50 persona, mes tyre të rinj të sapo diplomuar

Bota

Tragjedi! Rrëzohet avioni ushtarak në Filipinë, humbin jetën

Një ditë më parë një avion ushtarak u rrëzua në Filipine, ku për pasojë ndërrojnë jetën 50 persona. Mediat shkruajnë se kjo ngjarje është cilësuar si katastrofa më e madhe ajrore ushtarake në vend prej disa dekadash.

Mësohet se në avion po udhëtonin 69 personel ushtarak dhe ekuipazh, ndërsa shkaku i rrëzimit ende nuk dihet. Sipas informacioneve, nga viktimat 47 ishin ushtarak dhe 3 civilë, teksa shtoi se në fluturim ishin të sapodiplomuar dhe sapo kishin përfunduar trajnimin ushtarak.

Tragjedi! Rrëzohet avioni ushtarak në Filipinë, humbin jetën

Imazhet nga një stacion televiziv lokal tregojnë shkatërrimin e avionit dhe tymin e dendur që dilte nga fshati. Kjo është katastrofa ajrore më e rëndë ushtarake në vend 30 vitet e fundit. Në vitin 1993, një Forcë Ajrore Filipine C-130 u rrëzua, duke vrarë 30 persona.

Tragjedi! Rrëzohet avioni ushtarak në Filipinë, humbin jetën

Ky avion ishte një nga dy avionët e dhënë nga programi i financimit ushtarak i qeverisë amerikane, teksa konsiderohej se ishte në gjendje të mirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion