Miss Shqipëria 2021, ja 18-vjeçarja që mori kurorën e bukurisë mbrëmë (Foto)
Lajmifundit
/
5 July 2021, 08:17
Showbiz

Lea Islamaj është fituesja e Miss Shqipëria 2021. Kurora e më të bukurës u dorëzua mbrëmë, duke marrë edhe vota nga juria por edhe publiku. 18-vjeçarja tregoi mbrëmë se e nisi këtë rrugëtimi për të plotësuar dëshirën e prindërve dhe marrja e kurorës, nuk do i gëzonte ata më shumë.
Lea ka lindur dhe është rritur në Francë. Ajo u shpreh se mund të merrte pjesë në Miss Francë, por kishte dëshirë që të konkurronte në vendin e saj të origjinës.

Juria profesioniste përzgjodhi si shoqëruese të parë të miss-it Pamela Pajën, ndërsa si shoqëruese e dytë u përzgjodh Samanta Pajo.


