Tragjedi në Itali! Ndezi cigaren gjatë trajtimit me oksigjen, pacienti i vë flakën spitalit, 1 viktimë

Bota

Tragjedi në Itali! Ndezi cigaren gjatë trajtimit me oksigjen, pacienti

Një cigare e ndezur nga një pacient që po trajtohej në terapi me oksigjen, ka shkaktuar një zjarr shkatërrues në departamentin mjekësor të spitalit Fratelli Parlapiano në Ribera të Italisë.

53-vjeçari rumun hoqi maskën që vazhdonte të nxirrte oksigjen për të pirë duhan. Shkëndija nga çakmaku shkaktoi flakët dhe shpërthimin e menjëhershëm të bombolës së oksigjenit.

Zjarrfikësit më pas e kanë gjetur të vdekur 53-vjeçarin, ndërsa u evakuuan katër pacientët të tjerë të shtruar në spital. Zjarri ka rënë pak para orës 20:00, teksa flakët dhe tymi që pushtuan repartin në katin e parë të spitalit.

Flakët u shuan pas mbërritjes së zjarrfikëseve dhe autoritetet raportuan se nuk ka persona të tjerë të lënduar apo të asfiksuar, por i gjithë reparti i spitalit nuk është funksional.

Prokurori kujdestar pranë prokurorisë Sciacca, i cili hapi hetimet, urdhëroi sekuestrimin e zonës së prekur nga flakët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion