Tragjedi në Angli/ Rrëzohet avioni menjëherë pas ngritjes, raportohet për katër viktima

Bota

Tragjedi në Angli/ Rrëzohet avioni menjëherë pas ngritjes,

Një avion i vogël është rrëzuar pak pas ngritjes nga Aeroporti London Southend në Angli të dielën pasdite, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 4 personave. Shkaku i aksidentit ajror nuk është bërë ende i ditur. Sipas mediave britanike, viktimat janë dy pasagjerët dhe dy pilotët.

Sipas dinamikës paraprake, fill pas ngritjes nga toka, avioni i vogël ka bërë një rrotullim majtas, e më pas humbi lartësi duke u përplasur në një zonë pranë pistës së aeroportit. Avioni shpërtheu në flakë pas përplasjes.

Për pasojë, aeroporti u mbyll përkohësisht dhe të gjitha fluturimet u anuluan deri në njoftimin e mëtejshëm.

Ky incident ka ndodhur një muaj pas një aksidenti tjetër tragjik në Indi, ku një Boeing 787 Dreamliner që fluturonte për në Londër u përplas pas ngritjes nga aeroporti i Ahmedabad, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit, përveç një personi.  Ky aksident shënoi ngjarjen më të rëndë ajrore në një dekadë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion