I vuri 20 mijë euro “gjobë” pronarit të lokalit të natës, dënohet me burg ish-shefi i Antidrogës së Durrësit

Aktualitet

I vuri 20 mijë euro “gjobë” pronarit të lokalit

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 2 vite e 4 muaj burgim (me gjykim të shkurtuar) ish-shefin e Antidrogës së Durrësit, Gazmir Preçi  për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Me gjykim të shkurtuar ai do të vuajë vetëm 2 vite e 4 muaj burgim nga 3 vite e 6 muaj që u dënua fillimisht.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 170, të vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit Gazmir Preçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni

259 paragrafi 2 i Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Irena Gjoka dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 50, datë 14.07.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmir Preçi, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 paragrafi i 2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Gazmir Preçi me 2 vjet e 4 muaj burgim. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për të pandehurin Gazmir Preçi për 5 (pesë) vjet.

Bazuar në nenin 33 të Kodit Penal si dhe nenin 15 të Ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, vuajtja e dënimit për të pandehurin Gazmir Preçi do të fillojë të llogaritet nga dita e arrestimit në flagrancë të tij, datë 15.08.2024 dhe do të kryhet në një nga Institucionet për të dënuarit e rritur dhe të sigurisë së zakonshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion