Tragjedi ajrore në Vilnus, rrëzohet avioni i mallrave, 1 viktimë dhe dy të plagosur

Bota

Tragjedi ajrore në Vilnus, rrëzohet avioni i mallrave, 1 viktimë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pasi një aeroplan mallrash që udhëtonte nga Leipzig, Gjermani u rrëzua jashtë aeroportit Vilnius në Lituani

“Një anëtar i ekuipazhit u gjet pa asnjë shenjë jete, dy u shpëtuan dhe u dërguan në spital”, tha Vilmantas Vitkauskas, kreu i Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Krizave të vendit, sipas LRT.

Ngjarja ndodhi rreth orës lokale 05:30 të mëngjesit pranë rrugës Zirniu, në jug të kryeqytetit, konfirmoi një zëdhënës i aeroportit për CNN.

Sipas kryetarit të bashkisë së Vilnius, Valdas Benkunskas, avioni për pak sa nuk u përplas me një shtëpi dhe u rrëzua në oborr, raportoi LRT.

Benkunskas shtoi se 12 personat që jetonin në atë banesë nuk u lënduan.

Gjithashtu nuk ka raportime për viktima në terren dhe piloti i avionit u gjet i plagosur në vendngjarje, raportoi LRT.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion