“Telefoni i Marios nuk gjendet”, vrasja e Martinit, gazetari: Ka një autor të dytë, do të largohet jashtë shtetit

Aktualitet

“Telefoni i Marios nuk gjendet”, vrasja e Martinit, gazetari: Ka

Gazetari Eni Ferhati ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes së rëndë ku mbeti i vrarë 14-vjeçari Martin Cani dhe u plagos shoku i tij Luis Meçe, teksa si autor i ngjarjes rezulton Mario Përlleshaj, ndaj të cilit është caktuar masa “arrest me burg”, por ndodhet në spital, pasi u plagos edhe vetë nga përleshja.

Ai tha se deri më tani Policia nuk e përjashtuar mundësinë e një autori të dytë, siç pretendon Luis Meçe dhe babai i tij.

Ferhati deklaroi se telefoni i autorit Mario Përlleshaj nuk është gjetur, pasi sipas tij, nëse gjendej, do ta zbardhte të gjithë ngjarjes.

“Çështja është se nuk është përjashtuar asnjëherë përfshirja e një personi të dytë. Megjithëse policia u mundua të ishte korrekte, deri më tani është vetëm një autor i dyshuar. çështja është që në këtë puzzle mungon për shembull, aparati celular i autorit të vetëm të dyshuar, Mario. Ky konflikt rezulton se ka qenë i shtrirë dhe i akumuluar për disa kohë. Nëse gjendet telefoni do ndihmojë në zbardhjen se si është organizuar, kush janë përfshirë e të tjerë”,-tha gazetari.

Ai tha gjithashtu se po aludohet se po ndihmohet “autori i dytë”, teksa sipas informacioneve të tij, ai do të largohet jashtë vendit.

“Aludohet se po favorizohet personi i mitur i dytë, i cili është fëmija i dikujt me pozicione publike. Mua personalisht nuk më rezulton. Një version, kam marrë informacion që do largohen jashtë vendit, por kjo mbetet për tu parë”,-tha gazetari.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion