Trafikantët hedhin 2 të miturat nga muri në kufirin SHBA- Meksikë, i braktisin në mëshirë të fatit

Bota

Trafikantët hedhin 2 të miturat nga muri në kufirin SHBA-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kufirin e SHBA- Meksikë, ku një video ka treguar si një trafikant hedh 2 vajza të moshës 3 dhe 5 vjeçare nga një mur i lartë prej 4 metrash. Këtë ngjarje e ka parë një anëtar i Patrullës Kufitare të SHBA , ndërsa kontrollonte kamerat e sigurisë. Në video duken dy të rritur që largohen menjëherë pasi kanë hedhur të miturat.

“Jam i tronditur nga mënyra çnjerëzore në të cilën këta trafikantë hodhën këta fëmijë të pafajshëm nga një mur prej 4  metrash  natën e kaluar,” tha shefi i patrullës Gloria I. Chavez, ndërsa sqaroi se rojet kufitare amerikane po bashkëpunojnë me autoritetet meksikane për të gjetur autorët. Mësohet se pasi u pa kjo ngjarje, vajzat u dërguan në një spital për ekzaminime mjekësore.

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të madhe të numrit të emigrantëve që mbërrijnë në kufirin e saj jugor: më shumë se 100,000 emigrantë u arrestuan në shkurt, duke përfshirë gati 10,000 të mitur të pashoqëruar.

ME TE LEXUARAT