Tmerrohet vogëlushja 6-vjeçare, një peshkaqen i shfaqet në breg teksa po notonte

Bota

Tmerrohet vogëlushja 6-vjeçare, një peshkaqen i shfaqet në

Mediat e huaja kanë publikuar momentin, kur një vajzë 6-vjeçare në një plazh në Havai, ka vrapuar me të shpejtë për t’i shpëtuar sulmit të një peshkaqeni.

Raportohet se vogëlushja Anela Rezentes, ishte duke notuar në bregun e detit e duke luajtur me dallgët, ku pranë saj, një peshkaqen nisi të rrotullohej. Ajo në fillim nuk e pikasi prezencën e grabitqarit nënujorë, por kur e pa atë, u largua e tmerruar. Për fat të mirë, ajo ka mundur të dalë nga uji pa u lënduar.

E reja u filmua me një shprehje të tmerruar në fytyrë ndërsa filloi të dilte nga uji drejt mamasë së saj Sheri Gouveia, e cila po filmonte vajzën e saj në plazh dhe nuk e kuptonte se çfarë po ndodhte.
Për fat të mirë, ajo ishte në gjendje të dilte nga uji pa u lënduar, dhe u pa duke kapur syzet e saj
ndërsa vraponte.

“Nuk e kisha parë vajzën asnjëherë në atë gjendje. Ishte e tmerruar! Qante me ngashërim dhe nuk gjente qetësi:”, është shpreh për mediat, nëna e vogëlushes, Sheri Gouveia.

Ekspertët thonë se peshkaqeni në video ka të ngjarë të ishte një peshkaqen “Blacktip”, i cili ushqehet me peshq të vegjël, që gjenden në ujëra të cekëta. Kjo është dhe arsyeja sipas tyre, që peshkaqeni u pa duke notuar në ato anë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion