McAllister uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje: Po ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit dhe...

Politikë

McAllister uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje: Po ndjek me

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian David McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet parlamentare.

Në mesazhin e tij drejtuar kreut të qeverisë së Shqipërisë, McAllister, thotë se po e ndjek me vëmendje procesin e zgjerimit dhe ka të ardhme për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, që të bëhen anëtare të BE-së.

“Z. Rama me lejoni t’ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, shprehet ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion