Aksident në Përmet/ Shoferi humb drejtimin, Benz-i përmbyset në mes të rrugës!

Aktualitet

Aksident në Përmet/ Shoferi humb drejtimin, Benz-i përmbyset

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Përmet, ku për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin nacional Përmet- Çarçovë, pranë fshatit Badlonjë ku mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues Apostol Tase, 76 vjeç, ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar në ajër duke përfunduar anës rrugës.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të cilat po hetojnë për zbulimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkaq, drejtuesi i mjetit ndodhet në spital pasi ka marrë plagë në trup.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion