Tjetër sulm me armë në SHBA, të paktën 11 të plagosur

Bota

Tjetër sulm me armë në SHBA, të paktën 11 të

Të paktën 11 persona janë plagosur nga një ngjarje e rëndë me të shtëna që ndodhi në klubin e natës Amazura në Queens, New York. Policia e Nju Jorkut (NYPD) ende nuk ka dhënë detaje të plota për incidentin, megjithatë, postimet në mediat sociale kanë treguar se ka pasur një prani të madhe të forcave të sigurisë në zonë.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalet lokale për trajtim. Rrethanat e ngjarjes dhe motivet për të shtënat nuk janë bërë të ditura ende.

Incidenti në Queens ndodhi në një moment kur një ngjarje tjetër tragjike ka shokuar Amerikën dhe gjithë botën. Një sulm vdekjeprurës në New Orleans, gjatë festimeve të Vitit të Ri. Sipas raporteve, një automjet u përplas në një turmë, duke lënë të vrarë 15 persona dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë. Ky sulm tragjik ka ngjallur shqetësim për sigurinë publike dhe ka hedhur dritë mbi nivelin e dhunës dhe sulmeve që mund të ndodhin gjatë periudhave festive.

ME TE LEXUARAT