Tik Tok do të mbyllet? Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton pro projekt-ligjit

Bota

Tik Tok do të mbyllet? Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA voton

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA ka kaluar një projekt-ligj, që mund të çojë në një ndalim ndërkombëtar të Tik Tok-ut.

Votimi ishte një tjetër proces, pasi autoritetet amerikane dhe më herët qenë pro kufizimit të aksesit në aplikacion.

Një nga arsyet që është dhënë për ndalimin e mundshëm të rrjetit social ka qenë edhe cenimi i sigurisë kombëtare amerikane.

Fati i projekt-ligjit në Senat është i paqartë. Ndërsa, presidenti Joe Biden ka deklaruar se do ta nënshkruajë projekt-ligjin, në rast se kalon në Senat.

Ligjvënësit amerikanë kanë thënë se pronari i rrjetit social ByteDance ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze. Por, akuzat janë mohuar nga Tik Tok dhe ByteDance.

Edhe ish-presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta hiqte aplikacionin në fjalë, por nuk kishte sukses.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion