Thanë se ka vdekur, 76-vjeçarja në Indi hap sytë pak minuta para se ta digjnin

Bota

Thanë se ka vdekur, 76-vjeçarja në Indi hap sytë pak

Njihuni me historinë e Shakuntala Gaikëad, 76-vjeçarja nga India e cila u shpall se ka vdekur si pasojë nga Covid-19, por në fakt, nuk ishte kështu. Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se e moshuara pak minuta para se ti digjej trupi ka hapur sytë.

Ajo një javë para se të shpallej e vdekur u infektua me Covid-19 dhe gjendja e saj u përkeqësua shumë shpejt. Për shkak të kolapsit që India ndohet, për shkak të rasteve masive të Covid-19, e moshuara nuk u vendos në spital. Gjatë kësaj kohe ajo ra pa ndjenja, e për këtë arsye, familjarët besuan se ndërroi jetë e nisën t’i përgatisnin ritet mortore.

Por pak para se të fillonte djegia e trupit, Gaikëad hapi sytë dhe filloi të qante, sipas mediave lokale. Gruaja u dërgua përsëri në spital për trajtim të mëtejshëm, megjithatë gjendja e saj aktuale nuk bëhet e ditur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion