Pengohen protestat në mbrojtje të Palestinës në Austri: Do luftojmë çdo qëndrim anti-izraelit

Bota

Pengohen protestat në mbrojtje të Palestinës në Austri: Do

Në Austri nuk do të lejohen protestat në mbështetje të Palestinës. Lajmin e dha ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer. Në një konferencë për mediat, ministri tha se do të luftojnë me vendosmëri kundër çdo qëndrimi anti-izraelit.

Duke deklaruar se jetesa e sigurtë e hebrenjve në Austri është një përgjegjësi historike për ta, Nehammer tha se të gjitha llojet e antisemitizmit dhe qëndrimeve anti-izraelite do të luftohen me vendosmëri.

Nehammer në konferencën për media lidhur me bilancin e krimeve dhe akteve të paligjshme në Austri vitin e kaluar përsëriti mbështetjen e vendit të tij për Izraelin, i cili vazhdon të rrisë sulmet ndaj Palestinës.  Ndërkohë ai pretendon se “Turqia luajti një rol në përshkallëzimin e këtij tensioni”.

“Çfarë lloj ndikimi ka Turqia në këtë tension”, tha Nehammer duke potencuar deklaratat e presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Ai pretendon se “shpalosja e flamujve turq në protestat e mbajtura në Vjenë dhe mbështetja e qytetarëve me origjinë turke për veprimet kundër politikave izraelite rritën tensionin”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion