Tha se është sëmurë por shkoi në stadium, e pësoi keq kur shefja i shikon foton duke bërë tifo (Foto)

Bota

Tha se është sëmurë por shkoi në stadium, e pësoi

Dëshira për të shkuar në stadium, për ndeshjen Angli- Danimarkë, i kushtoi punën 37-vjeçares. Nina Farooqi tha se është sëmurë dhe mori leje, por fotoja duke bërë tifo në stadium, i kushtoi rëndë.

Dhe kur të gjithë britanikët po shihnin ndeshjen, fytyra e saj e pikturuar me ngjyrat e kombëtares u shfaq në ekranin e madh duke festuar golin e barazimit të Anglisë. Shefja e saj gjithashtu e pa fotografinë të shfaqur në ekran. Nuk e kishte idenë që ishte shfaqur kudo, edhe në Instagramin e prezantuesit Stacey Dooley. Të nesërmen teksa hipi në trenin e orës 6 të mëngjesit për të shkuar në punë në kompaninë Leeds Composite Prime, shefja e telefonoi duke i thënë që mos shqetësohej për të shkuar se ishte e pushuar.

Farooqi kishte menduar se nuk do të kishte gjasa që ajo të dallohej në një turmë prej 60,000 tifozësh.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion