“Ulu, nuk ta dhashë fjalën ty", Rama ”i mbyll” gojën kryebashkiakut rebel, çfarë s'u pa nga mbledhja

Politikë

“Ulu, nuk ta dhashë fjalën ty", Rama ”i mbyll”

Në mbyllje të një gjyqi publik 40 minutësh për kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama i ka hequr fjalën njërit prej tyre, i cili duket se donte të replikonte pas dushit të ftohtë.

Rama i bën shenjë kryebashkiakut që të ulet dhe i kujton atij se nuk i kishte dhënë leje për të folur.

“Ulu, ulu se nuk ta dhashë fjalën ty unë”, dëgjohet duke thënë Rama, ndërsa regjia e ERTV-së nuk fokuson kryebashkiakun rebel që donte t’i merrte vëmendjen kryeministrit.

Rama kritikoi sot kryebashkiakët sa i takon procedurave të prokurimeve si dhe vonesave në përmbylljen e procedurës për regjistrimin e tokave bujqësore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion