Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Biden: Situata do përshkallëzohej

Bota

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani, Biden: Situata do

Presidenti amerikan Joe Biden është duke mbajtur fjalimin e parë që pas largimit të ushtarit të fundit amerikan nga Afganistani pas 20 vitesh luftë.

Sipas zëdhënëses për shtyp të Shtëpisë së Bardhë Jenn Psaki, Biden do të flasë për vendimin e tij për t’i dhënë fund luftës në Afganistan pas 20 vjetësh, duke përfshirë vendimet e vështira që ai mori gjatë shtatë muajve të fundit që kur mori detyrën për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti amerikan u shpreh ndër të tjera se 90 për qind të amerikanëve që donte të largohej nga Afganistani e patën mundësinë që të largoheshin.

Biden shtoi se për të tjerët që do duan të largohen, nuk do të ketë afat. Sipas tij, Sekretari i Shtetit Antony Blinken është duke vijuar bisedimet e Afganistanin për të nxjerrë nga vendi ata që duan të largohen, qofshin ata amerikanë, aleatë, apo qytetarë afganë që kanë ndihmuar SHBA-të.

Duke mbrojtur vendimin e tij për tërheqjen nga Afganistani, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se kjo ishte zgjidhja, ose SHBA largohej sipas marrëveshjes, ose situata përshkallëzohej.

Ky vendim ka shkaktuar edhe mjaft polemika në vend, ndërsa ish-rivali i tij në zgjedhje, ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur turpërim të kombit dhe ka kërkuar nga ai t'i kërkojë falje botës.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion