Covid-19 depërton në institucione, infektohet punonjësi në drejtorinë Mjedisore në Fier
Lajmifundit
/
31 August 2021, 21:33
Aktualitet

Covid-19 depërton edhe në institicionet shtetërore. Mësohet se një punonjës i Drejtorisë së Mjedisit në Fier ka rezultuar pozitiv me covid-19.
Nëpunësi është karantinuar por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me zyrtarët e tjerë të drejtorisë.
Ata vazhdojnë të jenë në punë ndërkohë që nëpunësi i infektuar i kishte kontaktuar të gjithë pasi ishte kthyer nga pushimet. Drejtoria rajonale e mjedisit ka 40 punonjës.
Ende nuk është dhënë urdhri për mbylljen e institucionit duke rrezikuar infektimin e personave të tjerë si qytetarë apo zyrtarë të tjerë që kanë kontakte me këtë institucion.


