Tensionet në rritje me Pekinin, SHBA nis armë në Tajvan: Ushtria e Kinës na dërgoi një mesazh!

Bota

Tensionet në rritje me Pekinin, SHBA nis armë në Tajvan: Ushtria

Shtetet e Bashkuara do të jenë në mënyrë të padiskutueshme në krah të Tajvanit në rastin e një agresioni nga ana e Kinës, pohoi në Taipei zyrtari i lartë amerikan, Michael McCaul.

Ai sqaroi gjatë vizitës së parë të një kongresmeni amerikan ne ishullin e vetëqeverisur që prej zgjedhjes së presidentit të ri, se armët e porositura prej tij janë rrugës. “Lojërat kineze që u ngjajnë luftërave, e kanë rritur nevojën për të forcuar kapacitetet e këtij ishulli në fushën e mbrojtjes”, tha McCaul.

 “Ne po e çojmë përpara punën sa u përket sistemeve të armëve. Do të doja të shihja punë më të shpejtë, megjithatë mund t`ju them se armët po vijnë”, tha kongresmeni Michael McCaul.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kina e konsideron Tajvanin territor të padiskutueshëm të saj dhe është zotuar ta fitojë kontrollin e tij edhe përmes forcës, nëse është nevoja. Qeveria e Tajvanit, në anën tjetër, hedh poshtë pretendimet e Pekinit për ishullin.

 Dy vitet e fundit, Tajvani është ankuar për vonesa në marrjen e armëve amerikane, si raketat Stinger, për shkak se prodhuesit amerikanë janë duke furnizuar Ukrainën me armë, teksa e lufton pushtimin rus.

McCaul, drejtues i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhënie me Jashtë, u shpreh se me stërvitjet masive të javës së kaluar, Kina i dërgoi Washingtonit një mesazh të fuqishëm. Tajvanit, shtoi ai, i duhen mjaftueshëm armë, në mënyrë që presidenti kinez, Xi Jinping të kuptojë që rreziqet e pushtimit të ishullit i kapërcejnë përfitimet.

ME TE LEXUARAT