Të shtëna me armë zjarri/ Disa të plagosur, mes tyre edhe një anëtar i Gardës

Bota

Të shtëna me armë zjarri/ Disa të plagosur, mes tyre edhe

Disa persona u qëlluan me armë zjarri të mërkurën në Uashington, DC, mes tyre një pjesëtar të Gardës Kombëtare të SHBA-së, sipas CNN.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Uashingtonit, pranë Shtëpisë së Bardhë. Policia Metropolitane e DC-së njoftoi në platformën X se ndodhet në vendngjarje dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën.

Garda Kombëtare nuk ka reaguar ende, ndërsa rrethanat e incidentit mbeten të paqarta.

Trupa të Gardës Kombëtare nga disa shtete kanë qenë të dislokuara në Uashington prej muajsh si pjesë e operacionit të Presidentit Donald Trump për luftimin e kriminalitetit në kryeqytet, një nismë që më pas është zgjeruar edhe në qytete të tjera të vendit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion