“Ndërmjetësi i mafies shqiptare në Skoci”, 29-vjeçari dënohet me 5 vjet burg

Bota

“Ndërmjetësi i mafies shqiptare në Skoci”,

Një emigrant shqiptar, i paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me pesë vjet burg në Gjykatën e Lartë të Glasgow për përfshirje në një bandë kriminale që kultivonte kanabis në Skoci.

Afrim Krasniqi, 29 vjeç, ishte rekrutuar nga banda për aftësitë e tij në gjuhën angleze dhe shërbente si “ndërmjetës” për të bindur pronarët e shtëpive se ai ishte një shtetas italian, duke i dhënë mundësi bandës të përdorte pronat e tyre për ferma kanabisi. Pronat e premtuara përfshinin zona në Renfrewshire, Edinburgh, Penicuik, Aberdeen, Ayrshire dhe Angus, me një vlerë tregu të drogës prej gati 4 milionë paundësh.

Krasniqi pranoi fajësinë për përfshirjen në furnizimin me drogë të klasit B midis marsit 2021 dhe shtatorit 2023, gjë që i mundësoi gjykatës uljen e dënimit nga gjashtë në pesë vjet burg.

Avokati mbrojtës theksoi se roli i tij ishte kryesisht përkthyes dhe nuk kishte lidhje direkte me kultivimin e drogës, ndërsa prokurori e konsideroi pjesëmarrjen e tij si ndihmë të rëndësishme për sipërmarrjen kriminale të organizuar.

Gjykatësi Lord Arthurson e përshkroi Krasniqin si pjesë të një “ndërmarrjeje kriminale në shkallë të gjerë dhe të planifikuar me kujdes”, duke theksuar se përfshirja e tij kishte ndihmuar në funksionimin e kultivimeve të kanabisit dhe manipulimin e matësve të energjisë elektrike në pronat e përdorura nga banda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion