Të shtëna me armë në SHBA, humb jetën 6-vjeçarja, plagosen 5 të tjerë

Bota

Të shtëna me armë në SHBA, humb jetën

Gjashtë persona u plagosën dhe një vajzë 6-vjeçare u vra nga të shtënat e armëve që janë shënuar në Uashington gjatë orëve të vona të së premtes.

Policia raportoi se janë dëgjuar të shtëna armësh dhe më pas në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 persona të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spital, por vogëlushja 6-vjeçare nuk ka arritur të mbijetojë duke mbyllur sytë përgjithmonë.

Mediat e huaja raportojnë se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri drejt një turme që ndodhej në rrugë.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes që shënoi këtë tragjedi. Ndërsa policia po punon për zbardhen e e identifikimit të autorit.

ME TE LEXUARAT