Mer flakë në lëvizje automjeti në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës 

Aktualitet

Mer flakë në lëvizje automjeti në hyrje të

Një makinë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës.

Policia bën me dije se makina i përket shtetasit me inicialet A.Z., i cili ka dalë nga mjeti dhe fatmirësisht ka vetëm dëme materiale për makinën.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin A. Z., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT