Të shtëna me armë në një parking në Gjermani, plagosen katër persona
Lajmifundit
/
30 July 2021, 20:03
Bota

Një sulm me armë zjarri ka tronditur pasditen e sotme Berlinin. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ndodhi në një parking dyqanesh.
Katër persona kanë mbetur të plagosur ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë autori ka mundur t’i shpëtojë policisë dhe tashmë ndodhet në arrati. Tashmë policia po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


