A duhet të lahemi çdo ditë? Ja çfarë thonë ekspertët

Sa shpesh duhet të laheni, varet nga aktivitetet tuaja të përditshme, thotë Elaine Larson, studiuese e në Akademinë e Mjekësisë të New York-ut dhe profesoreshë e epidemiologjisë në Shkollën e Shëndetit Publik Mailman të Universitetit të Columbia.
"Unë mendoj se njerëzit janë të fiksuar, se sa shpesh duhet të lahen ose se sa shpesh duhet t'i lajnë duart. Unë mendoj se pyetja është: Kur është momenti i përshtatshëm për t'u larë ose për të larë duart?"
Shfaqja e praktikave moderne të higjienës ka qenë përgjegjëse për zvogëlimin e shumë sëmundjeve, tha Larson. Tani, megjithatë, shumica e njerëzve në vendet e zhvilluara kanë ujë të pastër, sapun dhe vende të pastra për të jetuar. Kjo do të thotë se arsyeja kryesore për larjen nuk është më parandalimi i sëmundjeve, por për është për qëllime estetike, të dukesh i pastër, tha ajo.

Për të rriturit që qëndrojnë brenda shumicën e kohës, si dhe ata që punojmë nga shtëpia, Larson tha se nuk është nevoja për dushe të përditshme.
jo është veçanërisht e vërtetë për të rriturit, pasi lëkura e tyre thahet nga larjet e shpeshta.
"Në përgjithësi, nuk duhet të laheni çdo ditë, sepse në fakt po zvogëloni mekanizmat mbrojtës që lëkura ka kundër organizmave dhe infeksioneve," tha Larson. "Në fakt, nëse pastroni shumë shpesh dhe thani lëkurën, ka më shumë të ngjarë të mbani mikrobe."