“Të pavaksinuarit më të rrezikuar që të përfundojnë në spital si pasojë e Covid-19”, flasin ekspertët amerikanë

Bota

“Të pavaksinuarit më të rrezikuar që të

Njerëzit që nuk kanë marrë vaksinën anti- Covid, janë në rrezik që të infektohen dhe të shtrohen në spital, ndryshe nga personat të cilët tashmë janë vaksinuar. Kështu shkruan raporti i publikuar nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ndërsa kishte marrë nën shqyrtim të paktën 40 mijë raste, në 1 muaj punë.

NBC Neës shkruan se ky studim nisi pasi varianti “Delta” u përhap frikshëm nëpër botë dhe po shtonte numrin e personave të infektuar, gjithashtu edhe vdekjet. Ndërkohë për këtë situatë ka folur një nga autorët e studimit. Sharon Balter tha: “Ata që kanë marrë vaksinën, kanë më pak gjasa që të përballen me pasojat e rënda të virusit, dhe mund të kenë simptoma të lehta. Nga ana tjetër, edhe personat që janë vaksinuar dhe kanë kaluar Covid-19, i këshillojmë që të mbajnë maskën për të parandaluar përhapjen tek personat e pavaksinuar të cilët mund të sëmuren rëndë.”

“Të pavaksinuarit më të rrezikuar që të

Një tjetër autore e studimit foli për këtë situatë të krijuar nga “Delta”. Ajo tha: Gjetjet në përputhje me të dhënat, tregojnë se varianti “Delta” shkakton më shumë raste por vaksinimi zvogëlon format kritike dhe rastet e vdekjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion