“Të dhunuar e me rroba të shqyera”, ja kush janë ish-ushtarët kolumbianë që vranë Presidentin e Haitit (VIDEO)

Bota

“Të dhunuar e me rroba të shqyera”, ja kush janë

Autoritetet në Hait, kanë arrestuar 17 persona, si përgjegjës për atentatin e bërë ndaj presidentit të vendit, Jovenel Moise.

Policia ka publikuar pamjet e personave të arrestuar.

Ata njihen si një grup ish-ushtarësh kolumbianë. Në videon e publikuar nga BBC, ata shihen të dhunuar, me rroba të shqyer e duke qëndruar ulur në radhë.

Në atentatin e rëndë ka qenë të përfshirë 28 persona, 17 prej tyre janë arrestuar, 3 janë vrarë dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim. Autoritetet ende nuk kanë ndonjë ide se kush e ka porositur sulmin dhe për çfarë motivi.

Kujtojmë se atentati ndaj Presidentit ndodhi të mërkurën herët, ku persona të armatosur mësynë në shtëpinë private të presidentit dhe e lanë atë të vdekur.

E plagosur nga breshëria e armëve mbeti bashkëshortja e tij, Martine Moise, e cila aktualisht ndodhet për kurim në Miami.

Armët dhe pasaportat e sekuestruara

Krahas arrestimit, Policia ka sekuestruar arsenal armësh dhe pasaportash, që i përkisnin personave të arrestuar.

Të arrestuarve i janë gjetur edhe dollarë amerikanë, libra personal të presidentit si dhe serveri i kamerës së shtëpisë ku ndodhi krimi.

Sipas raportimeve, qeveria e Kolumbisë ka konfirmuar se të paktën gjashtë nga të dyshuarit ishin ish-ushtarë të saj, ndërsa kanë premtuar se do të ndihmojnë Haitin në përpjekjet e saj.

DASH, ka kërkuar informacion nëse ndonjë nga të arrestuarit është qytetar i saj, shkruan BBC.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion