“Do të përdhunojmë nënën dhe motrën”, kërcënuan trafikantin e kokainës, arrestohen 3 shqiptarët

Bota

“Do të përdhunojmë nënën dhe motrën”,

Nëse nuk paguan paratë për drogën e blerë, ke probleme në Tortona. Kur një 32-vjeçar, i cili nuk po paguante lidhur me kokainën e blerë, grupi i shqiptarëve fillimisht e kërcënuan, pastaj e sulmuan fizikisht, pastaj me një armë në fytyrë e kërcënuan se do t’i përdhunonin nënën dhe motrat, madje do t’i vrisnin edhe qenin nëse nuk u jepte paratë.

Por italiani i denoncoi duke çuar në pranga tre shqiptarë: P.V., 41 vjeç; A.T., 35 vjeç dhe L.N., 29 vjeç. Italiani kishte nisur të blinte kokainë tek shqiptarët që në muajin prill, por nuk po paguante, gjërat u bënë serioze për të.

Shqiptarët e merrnin vazhdimisht në telefon duke i kërkuar shumën e parave që i kishte borxh. Megjithatë përfunduan në prangat e Policisë. Pas arrestimit, gjatë kontrollit në banesat e tyre, u gjetën 65 gram kokainë dhe mijëra euro para cash, që dyshohet se vinin nga shitja e lëndës narkotike.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion